Gazetari Flogert Muça, në një komunikim të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, foli për situatën politike në PD, si dhe Reformën Zgjedhore.

Muça u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha po tenton të bllokojë Komisionin e Reformës Zgjedhore pasi ka frikë se pas kësaj partitë e vogla nuk do parti të vogla opozitare.

“Uroj shumë që Komisioni i Zgjedhores të zbatojë sugjerimet OSBE/ODIHR. Ky është detyrimi që ka Zgjedhorja ndaj qytetarëve. Ajo që bie në sy është se ajo që po bën doktori me luftën fizike, e jo politike nuk është gjë tjetër për të bllokuar Reformën Zgjedhore. Mesa duket kanë dalë hapur dhe nuk duan ndryshimin e Reformës Zgjedhore. Ndoshta se po të bëhet Zgjedhorja, doktori do ketë problem se partitë e vogla do kenë mundësi të marrin deputetët e tyre dhe kjo shihet nga Rithemelimi i problem. S’do të ketë partitiv të vogla e të reja, ndaj po i tenton me çdo kusht bllokimin e reformës“, u shpreh gazetari.

Ndërsa në lidhje me bashkimin e Partisë Demokratike, gazetari tha se vetëm ndarja nga ‘berishizmi’ do të sjellë bashkimin përfundimtar të opozitës.

“Ndarja nga Beishizmi sjell bashkimin përfundimtar të opozitës. Basha ka nisur një betejë dhe e ka lënë përgjysmë në raport me Berishën dhe kjo bën që demokratët të dyshojnë se këta janë bashkë. E vetmja rrugë drejt bashkimi është ndarja nga filozofia politike e Berishës“, tha më tej Muça. /abcnews.al