“Beteja e Berishës” po bëhet për interesa personale”, kjo ishte deklarata e deputetes së PS, Pranvera Resulaj në studion e “Quo Vadis”, që shkaktoi debat në emision.
Gjatë debatit me ish-deputetin e PD Klevis Balliu, Resulaj theksoi se gjithçka që po bën Sali Berisha, po e bën për interesa personale, madje ajo shtoi se dhe ata që i shkojnë nga pas është për kredite politike.
Balliu: Nëse do të ishte për interesin personal, masa që kërkoi SPAK-u ishte totalisht më e lehtë.
Resulaj: Të lutem mos na fyej inteligjencën, pasi e dinë të gjithë i madh e i vogël që po e bën për interesa personale, madje edhe ti i shkon nga pas për kredite politike.
Balliu: Po të ishte për interes personale do kishte shkaur në SPAK, pasi masa detyrim paraqitje është më e lehtë se arrest shtëpie.