Në emisionin “Real Story” në News24 u diskutua për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, në datë 15 shkurt.

Pedagogu Dritan Hoti komentoi faktin që Blinken nuk do të zhvillojë asnjë takim me përfaqësues të opozitës.

Sakaq u ndal te figurat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lulzim Basha ku tha se janë cikël i mbyllur politikisht.

“Rasti i Berishës është fundi i aktorit të politikës shqiptare, në zanafillën tij ai s’ka qenë pro amerikan, por më vonë toleroi dhe bashkëpunoi me amerikanët. Nuk ka interpretim moral aty, jo e priti e jo nuk e priti. Basha i zgjedhuri i tij, lehtësisht u përdor për mini telashet amerikane. S’ka asnjë mundësi të rehabilitimit politik. Ka dhe mangësi individuale të talentit dhe formimit politik. Për mua cikli është i mbyllur, për të dy”, u shpreh ai.

MOS HUMBISNI