Dikur një simbol për diktatorin Enver Hoxha, sot Piramida ka shërbyer për të treguar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e fortë mes Shqipërisë dhe Amerikës, i shpallur “armik i popullit” gjatë regjimit komunist. Gjatë një takimi mes të rinjve dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken te Piramida, kryeministri Edi Rama tha se dikur nga ky vend mësohej se si të urrenim Amerikën dhe sot, ne ju japim “çelësat” e shtëpisë ku ju jeni miku dhe i besuari ynë. Rama tha se Shqipëria është shtëpia e mikut ku ai të ndihet i sigurt.
“Diktatori për të cilën u ngrit kjo piramidë sot po rrotullohet në varr. Ai na rriti me idenë për t’iu urryer, por sot ne ju mirëpresim të forcojmë dhe më shumë marrëdhënien tonë. Dikur një tempull i epokës së errët, sot po zgjeron horizontet e rinisë tonë. Ju uroj mirëseardhjen dhe shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Çelësat e shtëpisë tonë janë të sigurt ne duart tuaja, dhe ju jeni të sigurt në mesin tonë, mirësevini miku ynë. Ne nuk jemi një vend i madh dhe i pasur, por ne jemi në vend të parë sa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera”, tha Rama.
Në Piramidën e Tiranës e kthyer në qendrën më inovative në rajon, Sekretari Blinken zhvilloi një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të SHBA-së.