Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.
Tërmeti është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës. Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.
Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.