Britney Spears ka ndarë një foto të rreth 25 vjetëve më parë. Në pamje të parë, dukej e një foto e thjeshtë e vjetër ku ylli i popit pozonte me dy miq. Por, përkrah Spears qëndron Ben Affleck dhe e gjitha qëndron te teksti me të cilin ajo e ka shoqëruar foton.

Shkrimi i Spears i çuditi të gjithë, pasi linte të kuptohet për një romancë me Affleck, gjatë kohës që ai ka qenë i lidhur me Jennifer Lopez.

“Një foto e bukur e imja, Ben Affleck dhe Diane Warren vite më parë!!!” shkruante Britney poshtë fotos. “Ai është një aktor kaq i mrekullueshëm. Mos ndoshta nuk e përmenda se u putha me Ben-in atë natë… Sinqerisht e kam harruar… Oh , thjesht po bëj thashetheme…”

Spears e fshiu postimin menjëherë, ndoshta pasi kuptoi potencialin e tij për të shkaktuar dëm. Megjithatë, dëmi ishte bërë, pasi postimi bëri shpejt xhiron e rrjetit.

Thashethemet për një lidhje mes Spears dhe Affleck kanë qarkulluar për vite me radhë – të përforcuara nga detaje si shkrimi i emrit të Affleck në dorën e Spears në një video muzikore – por asnjë dëshmi konkrete për një romancë nuk ishte shfaqur ndonjëherë… deri më tani.