Gjyqi ndaj Dani Alves ka përfunduar dhe tashmë ish-futbollisti brazilian po numëron mbrapsht për të marrë vendimin përfundimtar të Gjykatës së Barcelonës, i cili pritet më 27 shkurt.
Kanë kaluar një vit e dy muaj që kur Alves është mbajtur në burgun Brians 2 që kur u arrestua në dhjetor 2022 për sulm seksual ndaj një gruaje 23-vjeçare në një klub nate në Spanjë.
Gjatë gjithë kësaj kohe, dhe konkretisht nga marsi i vitit 2023, 40-vjeçari kishte punësuar një kompani, e cila menaxhonte dhe kujdesej për imazhin e tij publik, ndërsa kishte marrë përsipër edhe pjesën e komunikimit.
Ndër të tjera, ajo i ka ofruar Alves një analizë të detajuar të të gjitha lajmeve të publikuara në Spanjë për rastin e tij dhe ka kontrolluar deklaratat e lojtarit nga burgu.
Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo”, kjo kompani e braktisi atë.