BRAZIL – Pak ditë më parë, Dani Alves, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i kombëtares së Brazilit, u dënua me 4.5 vjet burg nga gjykata e Barcelonës për përdhunimin e një gruaje 23-vjeçare në një lokal në kryeqytetin e Katalonjës.
40-vjeçari i cili tashmë është në paraburgim prej një viti, pavarësisht tentativës së tij për t’u shfajësuar, duke u justifikuar për dehjen, nuk ia doli dhe do të qëndrojë në burg edhe për 3.5 vite të tjera.
Sakaq, në Brazilin e tij të lindjes, ku ai shërbeu si futbollist i Seleção (128 ndeshje), bindja është në qendër të lajmeve dhe anëtarët e opozitës, nuk janë pajtuar publikisht me iniciativën e Neymar për të paguar të gjitha shpenzimet e gjyqit.
Dani Alves lindi nga një baba fermer 40 vjet më parë në Juazeiro, një qytet në shtetin e Bahia, dhe filloi të luante futboll në ekipin e fshatit të tij dhe më pas në Bahia.
Në vitin 2003 ai u largua nga Brazili për të ndjekur një karrierë ndërkombëtare dhe shpejt u bë krenaria e qytetit dhe rajonit në përgjithësi, që është në anën veri-lindore të vendit. Në vitin 2020, bashkia i ngriti një statujë në një pjesë qendrore të qytetit.
Është vepër e artistit Leo Santana dhe tregon një Alves në përmasa reale, i veshur me fanelën e kombëtares së Brazilit, me një top në këmbë.
Kjo statujë u vandalizua, pasi ai u dënua për përdhunim dhe shumë banorë i kërkojnë bashkisë së qytetit ta rrëzojë atë.
Bashkëfshatarët e tij raportojnë në rrjetet sociale se është turp të kesh këtë shtatore dhe autoriteti komunal njoftoi se së shpejti do të vendosë për fatin e saj.
Vëllai i tij që jeton në qytet lufton për ta mbrojtur pa sukses. Mediat lokale raportojnë se statuja e tij ishte vandalizuar një herë më parë.