Deklaratën e djeshme të bërë nga deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho në Report Tv ku vuri si kusht bashkëkryetarin e Reformën Zgjedhore në mënyrë që të jepte votën për amnistinë penale, analisti Flogert Muça e cilësoi në “Studio Live” si kërkesë të hapur për pazar me qeverinë.
Ai tha se Rithemelimi po kërkon të arrijë marrëveshje me mazhorancën pa dashur t’ja dijë në të vërtetë për interesin publik të qytetarëve lidhur me amnistinë penale.
“Ky është Pazar. Do të thotë që mund t’i thonë mazhorancës, bëni çfarë të doni, për ne nuk ka rëndësi por për ne rëndësi ka të na jepni bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore. Është haptasi një ofertë për të bërë pazar. Të gjitha palët kërkojnë pazare me mazhorancën. Më pëlqen që Spaho ka qenë i sinqertë, na jepni bashkëkryetarin dhe ne votojmë çfarë të doni. Pra interesi publik tek ata është zero. E gjitha më duket si një tollovi politike në kushtet kur mazhorana nuk ka votat për ta miratuar vetëm secila palë po kërkon pazare për të përfituar politikisht”- tha analisti.