Deputeti Lefter Gështenja u shpreh se PD i duhet një logo e re.
Teksa foli për situatën në opozitë, në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se PD-së i duhet një ekip i ri dhe në riorganizim urgjent i strukturave.
“Nëse do të lexosh mendimin tim them që duhet një strategji e re. Duhet një logo e re, gjithmonë referuar PD.
Do të jetë një ping-pong i gjatë çështja e gjyqësorit, gjithsesi 20 shkurti tregoi qartë se kush është PD.
Çështja e vulës është detaje por, që besoj se dhe Gjykata do të marrë një vendim. PD i duhet një ekip i ri, duhet me urgjencë riorganizimi i strukturave”-tha Gështenja.