Shoqata Diaspora 91-19 ka falenderuar me anë të një letre zyrtare ditën e sotme Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropën Igli Hasani. Në letrënë e tyre përfaqësuesit e emigrimit shqiptar, shprehin konsideratën dhe mirënjohjen për arritjen e kësaj marrëveshje. Nga ana tjetër ata shtojnë se kjo shënon një siguri sociale për bashkëatdhetarët që kanë ndërtuar jetën në Itali.
LETRA DREJTUAR MINISTRIT:
Përshëndetje Zoti Hasani,
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë
FALËNDERIM
Me këto rreshta që nuk arrijnë të përfaqësojnë gjithë ç’ka ndjejmë në këto momente, ju shprehim
mirënjohjen tonë të sinqertë në emër të të gjithë anëtarëve të Shoqatës Diaspora 91-19 ANIAP (Itali)
për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në arritjen e marrëveshjes në fushën e sigurisë sociale midis
Italisë dhe Shqipërisë.
Le të vazhdojmë këtë rrugë duke e çuar deri në fund aplikimin e kësaj marrëveshje brenda pak
muajve. Çdo dite e humbur krijon një dëm tek bashkatdhetarët tanë.
Me këtë rast kemi vlerësuar pozitivisht efikasitetin dhe shpejtësinë në zgjidhjen të problemeve të
shtetit aktual shqiptar.
Ju lutemi që të shprehni mirënjohjen tonë të gjithë punonjësve që kanë kontribuar në këtë rezultat
pozitiv duke përfshirë edhe Zonjën Olta Xhaçka.
Me respekt e mirënjohje.
Anëtaret e shoqatës Diaspora 91 – 19 ANIAP në Itali e
Shqipëri, me 06/02/2024