Dinamo fiton me “poker” në tranfertën e Erzenit dhe merr tre pikë të rëndësishme.

“Nëndetësja blu’ zhbllokoi takimin në minutën e 32’ me Hoxhën, teksa vetëm gjashtë minuta më pas Kaçorri dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij dhe bëri që fraksioni hapës të mbyllej me rezultatin 0-2.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola të tjetër nga skuadra e Dinamos, me Zabërgjan që shënoi në minutën e 85’, teksa në minutën e 90’ Bardhi vulosi këtë takim.

Pas javës së 22’ të Superligës, Erzeni renditet në vend të tetë me 22 pikë, teksa Dinamo ngjitet në vend të pestë me 28 pikë.

Laçi-Vllaznia ndajnë pikët në javën e 22-të të Kategorisë Superiore, në takimin që u mbyll me barazimin 1-1.

Ishin kurbinasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Ujkën që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 41’.

Në nisje të pjesë së dytë, më saktë në minutën e 51’ shkodranët barazuan, me Alivodën që gjeti rrugën drejt rrjetës.

Pas kësaj përballjeje, Laçi renditet në vend të gjashtë me 27 pikë, teksa Vllaznia në vend të tretë me 34 pikë.