Një telefonatë në mediat greke ka vënë në alarm autoritetet policore vendase. Sipas telefonatës në orën 11:30 do të shpërthejnë tre bomba, një në Ambasadën e Izraelit, një Ambasadën amerikane dhe një Ambasadën e Egjiptit.
Sikurse raporton SKAI, telefonuesi anonim kishte thënë se, bomba do të shpërthente në ambasadën amerikane, OPEN se bomba do të shpërthente në ambasadën e Egjiptit dhe Kontra se bomba do të shpërthente në ambasadën izraelite.
Forcat TEEM (Departamenti i Asgjesimit të Mjeteve Eksplozive) ndodhen në vendngjarje. Pas kontrollit jashtë ambasadave nuk u gjet asgjë, ndërsa do të vijojë një kontroll i brendshëm i të gjitha godinave të sipërpërmendura.