Hetuesit malazez besojnë se vrasja e 29-vjeçarit shqiptar Edmond Mustafa, lidhet me përplasjest mes bandave në vendin fqinj. Në lidhje me vrasjen u arrestua 27-vjeçari Dino Ibrahimović, një pjesëtar i klanit mafioz Skaljar, ku prej 10 vitesh kishte aderuar dhe vetë shqiptari
Mustafa konsiderohej si pjesëtar i klanit të Tivarit i cili gjatë luftës së klaneve malazeze u bashkua me klanin Skaljar. Banda e Tivarit ku bënte pjesë shqiptari udhëhiqej nga Alan Kozharini tashmë i vdekur. Pas vdekjes së Kozharit në verën e vitit 2020, sipas policisë, Mustafa ka ndërruar anë duke dalë nga grupi Skaljar.
Vijesti shkruan se ai kishte rënë dakord që të denonconet krimet e kryera nga lideri i klanit Skaljar, Jovan Vukotiç, ku përfshihen vrasje në të cilat dhe ai vetë ka marrë pjesë. Përpjekjet për kthimin e Mustafës në të penduar të drejtësisë u zbuluan nga përgjimet e aplikacioneve SKY, ku efektivët i raportonin liderit të klanit kavaçkas Radoj Ziver rastin.
Mustafa prej vitesh në rrjetet sociale ka bërë të ditur se e di kush ka porositur dhe kryer 11 vrasje, në të cilat ka pohuar se ka marrë pjesë edhe vetë
Shqiptari u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Tivarit paraditen e të martës nga një pjesëtar i bandës ku ai bënte pjesë. Autori Dino Ibrahimoviç u largua fillimisht me skuter, por u kap disa orë më vonë nga policia.