Ditën e premte (9 shkurt) në ora 12:00 është njoftuar se deputetja dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Evropiane, deputetja Jorida Tabaku, do të organizojë një takim me disa nga shoqatat e mbrojtjes së natyrës për propozimet e bëra nga PS-ja për Zonat e Mbrojtura.
Takimi do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit dhe, siç kanë njoftuar deputetët e “Rithemelimit” ata nuk do të lejojnë zhvillimin e asnjë mbledhjeje normale në ambientet e Kuvendit. Pyetja që shtrohet është a do ta lejojnë Noka dhe Bardhi deputeten Jorida Tabaku të zhvillojë mbledhje normale në ambientet e Kryesisë së Kuvendit? A do të bëjnë të njëjtën sjellje ndaj Tabakut ashtu siç reaguan dhe bën ndaj deputetes Flutura Açka?
A janë parimor Bardhi dhe Noka në aksionin e tyre, apo gjithçka bëhet për të luftuar pjesën tjetër të opozitës dhe jo pushtetin e Edi Ramës? A do të bëjnë teatër, siç kanë bërë gjithë këto kohë, apo nuk do duken nesër në ambientet e Kuvendit dhe gjithçka do kalohet në heshtje? Se çfarë do bëjnë, ngelet për t’u parë, por, sido që të veprojnë, gjithsesi, e trupshme njëlloj do të jetë.