Pas televotimit që u hap për më pak të preferuarit e publikut, Dea Vieri u largua spektaklin e kaluar nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’ edhe pse ky vendim erdhi i papritur për të, pasi ish-banorja nuk pati mundësi kthimi nga bileta vetëm ‘vajtje’. Pas daljes ajo bëri një deklaratë të papritur.
Në një video në TikTok që kishte publikuar lidhur me daljen nga shtëpia më e famshme, ajo i replikoi një prej komentuesve duke shkruar: “Më nxori Ori se nuk u lidha me Fationin sa për show”.
“Asgjë more keqkuptime Big-u! Dea është zemër!”
Duket se e gjitha ka qenë një shaka nga ana e Deas që mesa duket Ori nuk e ka marrë aspak si sulm apo personale.