Gazetari serb, Radomir Dimiç ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që t’iu sigurojë kushte serbëve që kanë jetuar në Kosovë që të kthehen në vendlindje, pasi konsideron se po qendrojnë nga halli në Serbi. Ai ka shtuar se nuk mund të jetojë nën regjimin diktatorial të Aleksandër Vuçiçit.
“I nderuar kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në harmoni me thirrjen tuaj publike për kthimin e serbëve të Kosovës, ju drejtohem personalisht që të më mundësoni dhe të më siguroni kushte ekzistenciale në vendlindjen time, pas 20 e më shumë viteve jetesë në Serbi e cila në saje të rrethanave të krijuara më është bërë strehimore e zorit. Unë nuk dua të jetoj në një regjim diktatorial, i cili bazohet në industrinë e sistemit popullist të një diktatori me 12 vjet pushtet e diktaturë. Unë si kosovar jam i përkushtuar me gjithë qenien për një Kosovë Demokratike Evropiane. Dua të bëjë gjithçka për ndërtimin e mirëbesimit të serbëve të Kosovës”, tha ai.