Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar përçarjen e opozitës, ku theksoi se grupi i Rithemelimit dhe PD duhet të ngrenë grupe pune për t’i dhënë një zgjidhje situatës.
Korreshi tha në Dritare Tv se opozita nuk mund të vijë në pushtet as më Lulëzim Bashën as Sali Berishën, por vetëm përmes një fryme të re.
“Ka ardhur një moment që çdo grup të ketë një përfaqësues, pasi nuk mund të bëhen mbledhjet me 50 veta. Më pas të ngremë dy grupe pune për t’i dhënë zgjedhje PD-së. Por mendoj që tensionet janë sepse mazhoranca ka shumë revancë, edhe sepse njerëzit nuk na ndjekin nëse ne nuk unifikohemi.
Ky është presioni që rrit tensionet tek artikulimet tona. Berisha dhe Basha nuk e sjellin më PD në pushtet, duhet figurë e re. Kam parë që në të gjitha komisionet, dy seancat e fundit është bërë vërtet opozitë por jo nga Basha.
Më aktiv kanë qenë ata të Rithemelimit sesa të PD, që kanë munguar në komisione apo fjalime në Kuvend. Kjo është diferenca tani”, tha Korreshi.