KOSOVË-Wolfang Petrisch, ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën ka dhënë një intervistë për mediat në Prishtë lidhur me 2-vjetron e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për ndikimin që ky konflikt mund të transmetojë në Ballkanin Perëndimor midis Serbisë dhe Kosovës.
Diplomati jep mendimin se në Kosovë mund të ketë një ndërhyrje direkte ruse dhe kërkon vëmendje për të kujdes dhe siguri, lidhur dhe nga fakti se ka zgjedhje në BE, SHBA dhe në disa vende te tjera.
“Maturia është gjëja më e rëndësishme. Kam frikë se nuk do të ketë përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për shkak të zgjedhjeve të ardhshme të BE-së dhe mbledhjes së re të Komisionit Evropian. Prandaj çështja e sigurisë tani është në ballë. KFOR-i në Kosovë tashmë po shton forcat e tij, duhet pasur kujdes që të mos përsëriten ngjarjet si ajo në Banjskë. Është e rëndësishme të kuptojmë se Rusia aktualisht nuk është një partner pozitiv në rajon. Vetëm në bazë të luftës në Ukrainë, mundësitë e saj politike dhe diplomatike janë të kufizuara. Ky është një problem me të cilin duhet të përballemi. Prandaj, në njëfarë mënyre, përkeqësimi i situatës në Kosovë është dëm kolateral i luftës në Ukrainë.
Duhet një apel që të mos jemi ekstrem me fjalë dhe me retorikë politike tani. Nuk i sjell asnjë përfitim asnjë partie, mbi të gjitha për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Minoriteti serb në Kosovë jeton në kushte shumë të vështira. Gjithmonë është e nevojshme për t’u kujdesur për më të cenuarit. Duhet pasur kujdes që gjërat të mos dalin jashtë kontrollit. Asgjë nuk do të ishte më dramatike sesa nëse do të kishim një lloj vatër të dytë të luftës në Kosovë ose në Ballkan. Kjo duhet të parandalohet pavarësisht se sa do të kushtojë.”- ka thënë në intervistë Petrich.