Kryeministri Edi Rama, i pyetur për deklaratën e një dite më parë në Samitin për Ukrainën lidhur me bashkëprodhimin e municioneve, u shpreh se është e nevojshme të kemi sërish industrinë e prodhimit të mjeteve ushtarake.

“Patëm një samit shumë të mirë, zhvilluam bisedime të mira me presidentin Zelensky. Ai samit tregoi se të gjithë ishin këtu. Rajoni ishte larg duarve të Rusisë, ishte si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE. Sa i takon industrisë ushtarake, ne si Serbia, Bosnja apo Kroacia, nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Po punojmë të gjejmë partnerët e duhur, të ngjallim strukturën tonë të vjetër.

Propozimi s’ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit. Të gjithë thanë po. Ne e dimë se duhet të investojmë më shumë në mbrojtje. Ka vetëm një kusht, që ne ta bëjmë me aleatët tanë”.