Në ditën e sotme, dy prej futbollistëve të dekadës së fundit festojnë ditëlindjen, pasi që të dy kanë lindur pikërisht në të njëjtën ditë më 5 shkurt, por me diferencë prej 6 vitesh.
Bëhet fjalë për sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo dhe sulmuesin brazilian Neymar. CR7, i cili aktivizohet në kampionatin Saudit me Al Nassr mbushi sot 39 vjeç, ndërkohë që braziliani, i cili gjithashtu luan në kampionatin e Arabisë Saudite me skuadrën e Al Hilal, feston sot 32-vjetorin. Ronaldo u transferua në ligën e Arabisë Saudite në fund të vitit 2022, duke nënshkruar një kontratë 2.5-vjeçare me klubin Al-Nassr.
Sa i përket Neymar, braziliani ka luajtur për gjigantët parisien që nga gushti 2017, ndërkohë që marrëveshja e tyre u prish në verën e shkuar, ku ylli Brazilian nënshkroi për arabët e Al Hilal. Gjithsesi braziliani prej dhjetorit të shkuar është i dëmtuar, ku pësoi një dëmtim të meniskut në ndeshjen e përfaqësueses së tij Brazilit përballë Uruguajit.