Që nga fundi i vitit 2023 dhe fillimi i këtij viti 2024, Gjerma ka filluar t’i japë jetë motiveve të “Euro2024”-s, aktiviteti më i madh futbollistik i Kontinentit të Vjetër.
Kuqezinjtë, të kualifikuar për herë të dytë në finalet e një Europiani, pas Francë 2016-ës, këtë herë konsiderohen si skuadra surprizë, duke qenë se u kualifikua e para në grupi, duke lënë pas skuadra më të mëdha, si Republika Çeke dhe Polonia.
Baza kuqezi në Gjermani do të jetë në afërsi të Dortmundit, “SportCentrum Kaiserau” dhe atje Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë nga 8 qershori.
Edhe pse në Dyseldorf kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundi të grupit, atë ndaj Spanjës më 24 qershor, që tani me sa duket qyteti i ka dhënë mirëseardhjen Shqipërisë, në gjuhën shqipe dhe me flamurin tonë të dizenjuar në metro.
Ndërkohë Shqipëria do të startojë finalet e Europianit me ndeshjen ndaj Italisë në Dortmund më 15 qershor dhe më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg.
Shqipëria përpara se të udhëtojë për në Gjermani do të zhvillojë dy ndeshjet miqësore të muajit mars, atë përballë Kilit në Parma të Italisë më 22 mars dhe në Stokholm ndaj Suedisë më 25 mars.
Në fund të muajit maj, Kombëtarja do të udhëtojnë drejt Austrisë për grumbullimin 10 –ditor, ku do të luajnë përballë Lichtensteinit dhe një tjetër ekipi të këtij niveli, që ende nuk është zyrtarizuar për të qenë rreth 4 ditë përapa fillimit të Europianit në bazën kuqezi në Dortmund.