Debatet në shtëpinë e BBV3 nuk kanë fund. Së fundmi ka qenë Graciano dhe Romeo që kanë filluar një debat mes njëri-tjetrit.

Duke bërë një bisedë me banorët e tjerë të shtëpisë, Graciano shprehet e vetmja gjë që di Romeo të bëjë, është të viktimizohet dhe asnjë gjë tjetër.

“Është sindroma e viktimizimit. Ai e bëri të gjithë situatën, unë e kapa, si i thonë në gjuhën popullore ‘ me presh në dorë’ . Dhe kur kuptohet e gjithë situata, dhe kur unë të tregoj sesi sillesh brenda shtëpisë dhe ty të dhëmb sepse ashtu është ai përdor kartën e viktimizimit”, u shpreh Graciano.