Shkurti ju jep kohë për t’u çlodhur, reflektuar dhe vendosur gjërat në rregull. Sipas psikologëve, shkurti është muaji më i mirë për të vendosur objektivat për vitin e ri ose për të marrë disa zgjidhje. Pikërisht sepse sjell atë lehtësim nga presionet që shoqërojnë fillimin e vitit. Por edhe nëse nuk keni bërë përparimin që dëshironi, ekspertët theksojnë se nuk duhet të jeni të ashpër me veten. Dhe si do t’i arrini këto synime?
Mendoni se çfarë po shkon mirë dhe çfarë jo
Së pari, është e rëndësishme të zbuloni se çfarë po shkon “keq” me qëllimet që po vendosni dhe duke e bërë të vështirë arritjen e tyre. Pasi të dini se çfarë duhet të ndryshoni, atëherë duhet të qëndroni të përkushtuar dhe të fokusuar atje.
Jepini vetes një kufi për të gabuar
Ju nuk mund dhe nuk duhet të prisni të arrini qëllimet tuaja 100% të kohës. Sipas Dr. Gallanger, nuk duhet të vendosni kufij të rreptë sepse kjo pa e kuptuar ju çorienton dhe ju mbush me ankth.
Gjeni një mik për t’ju mbështetur
Dëshironi të shkoni më shpesh në palestër? Gjeni një mik që mund t’ju gëzojë apo edhe të vijë me ju. Gjithashtu, mund të jetë e dobishme të flisni me një të dashur për qëllimet, mendimet dhe shqetësimet tuaja. Të kesh kohë për të komunikuar me një mik dhe për t’i inkurajuar ata, do të të bëjë mirë.
Tregojini vetes pak dhembshuri
Keni humbur një ditë të stërvitjes tuaj? Edhe çfarë; Mund ta kompensoni një ditë tjetër, kur të keni më shumë kohë. Tregoji vetes pak dhembshuri, ke nevojë për të.