Ledri Vula ishte i ftuar special në finalen e “Big Brother VIP Kosova”. Pas performancës, Ledri u pyet nga moderatori Alaudin Hamiti për ndarjen duke e zënë reperin në befasi.

“Si është jeta beqar?”, e pyeti Alaudini Ledrin ndërsa reperi bëri fillimisht sikur nuk e dëgjoi dhe disa herë kërkoi t’ja përsërisnin pyetjen.

Në fund deshi apo s’deshi e dha një përgjigje. “Unë merrem me muzikë, për ato pyesni Fatonin (menaxherin)”, u përgjigj Ledri. “Jam shumë mirë, siç po e shihni po qesh”, shtoi ai dhe u largua nga skena.