Një 18-vjeçare nga Fier-Shegani i Lushnjës i dha fund jetës duke pirë fostoksinë, vetëm 25 ditë pas fejesës.
Dyshohet se veprimi i së resë ka ardhur pas konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin, i cili është ndaluar nga policia.
Por vjehrra e 18-vjeçares kafolur sot për mediat duke mohuar kategorikisht akuzat ndaj të birit. Ajo shprehet se nusen e kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës dhe se i biri i rrinte pronto.
Vjehrra nuk ka nguruar as të nxjerrë mesazhet e fundit me nusen.
Vjehrra: Mirëmëngjesi a je mirë?
Nusja: Njësoj mezi po rri në këmbë se kam ethe.
Vjehrra: Nga ato
Nusja: Do shkoj në shkollë dhe do vi
Vjehrra: Mir (thirrje të humbura)
“Nusen e kam pasur shumë të rregullt, se nga kush i ka ardhur ne nuk dimë gjë. Nuk jemi familje e dhunuar e me sherre e me llafe. Kur erdha më thanë ka helmuar veten motra e madhe, se janë dy motra. Mua më thanë për motrën e madhe. Qysh i thua tri kësaj nisje që është e dhunuar. Kam problemin e djalit, thotë do bëj hatanë që ka bërë ajo.
Goca ka qenë e ngarkuar në shkollë. Ka ardhur në shtëpi duke qarë. Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. I ka thënë çuni po iki të pi një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Kur ka ardhur e ka marrë çunin në telefon i ka thënë hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë, çuni në sekondë ka ardhur. Kjo ndodhi pasi erdhi nga shkolla. Ka shkuar te nëna e vet i ka thënë nuk jam mirë.”, shprehet vjehrra.