Një 30-vjeçar ka vrarë 12 familjarë të tij, përfshirë babanë dhe vëllain e tij në Iran, ka raportuar CNN.
Mësohet se burri ka përdorur një kallashnikov dhe më pas është vrarë nga forcat e sigurisë në provincën Kerman.
Dyshohet se shkaku i vrasjes masive, në një fshat të thellë, ishte një mosmarrëveshje familjare. Vrasjet masive janë të rralla në Iran, ku pushkët e gjuetisë janë të vetmet armë që njerëzit lejohen t’i mbajnë.
Tri vjet më parë, një punëtor i shkarkuar i një institucioni shtetëror në Iran vrau tre njerëz dhe plagosi pesë të tjerë para se ta vriste veten.