Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharia ka qenë padyshim kryefjala e mediave muajt e fundit. Ndonëse historia e ndarjes, kishte nisur rreth 1 vit më parë, problemet e dyshes dolën në sipërfaqe vetëm muajt e fundit, duke na zbuluar detaje nga fundi i historisë së tyre 15- vjeçare.
Tashmë që divorci i tyre është zyrtar, Princ Leka po shijon pa u fshehur historinë e re të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re. Nga ana tjetër, Elia vijon me angazhimin në Teatër, por edhe si nënë.
Që nga ndarja me Princ Lekën, aktorja është rikthyer të jetojë me familjen e saj, duke lënë pas Pallatin Mbretëror.
Teksa ky i fundit ka qenë me biçikletë, Elia e ka shoqëruar, por duket se me diçka është inatosur.
Me një pamje, larg asaj që ishim mësuar ta shikonim në daljet zyrtare me Princin, ku veshjet dhe bizhuteritë ishin krejt ndryshe, Elia u shfaq e pa grimuar, flokët e mbledhura shkujdesur.
Paparaci ynë ka mundur të shkëpusë disa foto nga e përditshmja e saj. Elia u fotografua në zonën e ish-Bllokut, së bashku me babain e saj./Materiali është marrë nga Panorama