Emri i Heidit vazhdon të përflitet në “Grande Fratello” edhe pse nuk është më konkurrente atje, por në “Big Brother Vip”. Në një bisedë në oborr, banorja Letizia Petris e kujton Heidin si një konkurrente të fortë që godiste kur fliste.
Ajo ndër të tjera thotë se i mungon, ndërsa e komplimenton si një femër tërheqëse me të cilën banori që kishte në krah gjatë bisedës, do të dashurohej.
“Një konkurrente që nuk e mendoja që do më mungonte kaq shumë është Heidi. Ti do ishe dashuruar me atë, ajo ishte një femër e vërtetë. Heidi ishte dhe është shumë tërheqëse, super femër, si Marilyn Monroe. Ajo qeshte por të godiste me fjalët. E vetmja që e bëri Anitën për të qarë”, tha ajo.