Djali i madh i Cristiano Ronaldos po ndjek hapat e babait të tij. Babë e bir, të cilët luajnë për Al Nassr, stërviten së bashku.

Cristiano Ronaldo Jr. nuk mund të kishte një trajner personal më të mirë se ylli portugez. Ata të dy kalojnë shumë orë së bashku, duke u ushtruar dhe duke u stërvitur.

Në fakt, sulmuesi 39-vjeçar i Al Nassr ka postuar një foto me djalin e tij, duke qenë gjysmë i zhveshur. “Sot me partnerin tim ”, ka shkruar ai postimin.