Një nominim tepër i fortë këtë javë, ndërsa Vëllai i Madh ka çuar në televotim Sarën, Gazin, Julin dhe Eglën.

Gjatë një bisede të kryer pas Primes, Juli u shpreh se Sara, Elga dhe Gazi janë të rrezikuar po njëllojë, dhe megjithëse Sara nuk del sepse krahas romancës me Bardhin, ka edhe disa situata ku është përfshirë në debat në shtëpi, ajo duhet të bëjë më shumë.

Në një këshillë dhënë banores, Juli theksoi se lufta e çifteve ka filluar dhe Sara duhet të luaj fuqishëm për të fituar terren. Ndërkohë, Fationi e këshillon modelen që të ruaj qetësinë dhe kontrollin. Sipas Fationit, vetëm duke mos dalë nga vetja, Sara mund ta tejkalojë këtë sfidë të fortë. Të njëjtën këshillë Fationi ia ka dhënë edhe Bardhit, duke i kërkuar ta mbajë të qetë sepse kur acarohet ajo del negative para publikut sepse flet përçartë.

“Ky nominim është i fortë, por ka shumë emra para Sarës. Janë dy emra para saj. Maksimumi jot është që ta mbash të qetë. Që do të thotë se ka shumë persona të urryer këtu brenda që të mbetet Sara. Ka pafund në shtëpi, që të votohet për të qëndruar Sara. Mbaje të qetë sepse fjalën time ajo e merr për bazë kur është e qetë. Ti duhet ti gjesh pikën e dobët, kur acarohet ajo t’ia mbyllësh gojën. Sepse kur acarohet ajo flet përçartë, kur është e qetë është…”- i tha Fationi Bardhit.

Fationi-Sarës: Të lutem, të lutem të nxjerrë Ilnisa ty nga vetja nuk e kuptoj dhe është fundi. Zemra, je bombë kur nuk je e acaruar. Ti që përflitesh duhet të kuptosh se je shumë lartë që përflitesh. Këtë duhet të kuptosh. Këtë kupto sepse po të nxjerr nga vetja ajo gocë dhe ti po na kthehesh edhe ne kundër kur je e acaruar. Bardhi e ka sjelljen shumë lartë. Nga këta 4 emra nuk je ti për të dalë. Ky Big Brother ka shumë njerëz të urryer, që do të thotë po u ktheve edhe ti si ata, mund të të nxjerrë përjashta. Nuk i intereson sepse ka njerëz të tjerë për ta bërë këtë punë.

Hapi sytë. Të paktën kur të themi ne… kur të thotë Bardhi, edhe nëse je super e nevrikosur mbaje veten sepse le nam. Zemra ke dalë shumë nga vetja, arrite deri në pikën sa the do të dalë nga Big Brother.

Sara: Jo e thash sepse më tha Arbri ‘s’të mban produksioni me dorë’. Dhe unë i thash nuk më mban njeri me zorë, nëse është kështu unë dalë.

Fationi: Më dëgjo një sekondë. Arbri dhe Ori paguhen për këtë punë. Ai nuk është gjykatës dhe jep mendimin e vetë pasi paguhet për këtë gjë. Mos e merr afër zemrës, mjafton që përflitesh. Ndërsa po bisedojnë me ty do të thotë se je shumë lartë jashtë. Kaq kupto.

Sara: Po ne nuk e dimë këtë gjë.

Fationi: Po e di shumë mirë moj, sepse kuptohet gjëja, nuk është hera e parë. Shiko situatat sepse ty ta dinë të gjithë pikën e dobët. A të preka unë aty dhe le lojën? Ta dinë do të të bjenë vetëm aty. Do të bien vetëm ty për të të nxjerrë nga vetja. I pari që do të bjerë është Gazi sepse e di që vetë është i rrezikuar dhe do të të nxjerrë ty nga shtëpia. Mos e ha këtë javë sepse ke javën me njerëz që ti e di si janë në lojë. Rri sa më e qetë. Tallu me situatat sepse do t’ia bësh vetes.