Duhej derbi që Partizani të rikthehej të fitoret. Të kuqtë ia dolën të merrnin 3 pikët me përmbysje në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit shqiptar, duke i mbyllur 90 minutat me rezultatin 2-1. Pas golit të shpejtë të Latifit për bardheblutë, barazoi Skuka me penallti, ndërsa po brenda pjesës së parë Tedi Cara realizoi golin e fitores për Partizanin. Ky sukses ishte i pari në derbi për trajnerin e Partizanit Orges Shehi, i cili më herët e ka fituar me Tiranën.

“Dhe unë kisha disa emocione sot sepse isha përballë një skuadre që kam luajtur 10 derbi kundër tyre. Është ndjesi e bukur ta fitosh derbin si nga një krah ashtu edhe tek tjetri. Ishte një ndjesi e bukur,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Partizanit.

“Kjo ishte e bukur sepse i dha tre pikët ekipit. Besoj se tani do rikthehet qetësia në kampin tonë,”-tha Tedi Cara, futbollist i Partizanit.