Gazetarja Fjodora Fjora ka qenë e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku ka gatuar makarona karbonara.

Ajo ka treguar një histori të vjetër, ku një shef kuzhine e fton për darkë në shtëpi dhe u zhgënjyer sepse kishte gatuar bamje, të cilat ajo nuk i ha.

Fjodora Fjora: Dikur një herë një djalë më ftoi për darkë dhe ai ishte një shef shumë i njohur. Më ftoi në shtëpi dhe do gatuante darkë për mua dhe kishte bërë bamje. Unë çfarë nuk prisja se ishte uou e kupton? I thashë bamjet unë nuk i ha. Ai ëm tha i ka sjellë mamaja nga bahçja ime, ishte greke. I thashë ok mirë, por unë bamjet nuk i ha. E nuk i hëngra bamjet, hëngra sallatëra. Ika unë pastaj.

Julka Gramo: E takove më atë njeri apo jo?

Fjodora Fjora: Ehu shumë pyetje keni ju tani.