Në veri janë shpërndarë këto fletushka që japin udhëzime për përgatitje te koktejve të molotovit dhe për rezistencë ndaj Policisë. Pamjet e mëposhtme të siguruara nga Top Channel, tregojnë se si një organizatë e re serbe, e vetëquajtur “Mbrojtja Kombëtare”, udhëzon serbët e veriut përmes trakteve se si të kundërshtojnë apo sulmojnë autoritetet e Kosovës, duke i cilësuar ato Policia e Kurtit.

“Mbrojtja Kombëtare” udhëzim për kundërshtim të Policisë së Kurtit:

– Si duhet vepruar kur të shihni patrullën e policisë së Kurtit?

Të gjuash me gjëra që ke në dorë (sende, vazo, bojë, vezë, kokteil molotovi)

– Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit

E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injoron, por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.

– Kundërvënie e detyrueshme

Kur Policia e Kurtit e arreston ose e keqtrajton serbin detyrimisht i ndihmoni për t’u mbrojtur nga terrori.

“Dyshojmë se dje gjatë dhe pas protestës këto broshura janë shpërndarë dhe ne kemi hasur në to me vonë. Pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Speciale është hap rasti thirrje për rezistencë dhe nxitje të urrejtjes. Nuk ka të dyshuar e as të arrestuar”, thonë nga Policia e Kosovës.