Në skenën e madhe të festivalit të njohur të muzikës italiane, Sanremos, një prezencë e papritur ka qenë edhe ajo e Jori Dellit. Modelja mori pjesë në mbështetje të të dashuri të saj këngëtarit Federico Palana i cili ishte konkurrent në festival me këngën “Il cielo non ci vuole“.

Modelja shqiptare ka mahnitur të pranishmit me veshjen dhe format e saj të jashtëzakonshme. Ajo ka zgjedhur dy veshje për dy mbrëmje një në ngjyrë të zezë dhe një në të kuqe nga stilistja e njohur kosovare “LIASTUBLLA”.

Ajo çfarë ra në sy nuk ishte vetëm dashuria e tyre, por edhe stili i tyre unik dhe tërheqës që kanë shkëlqyer në një ambient kaq të rëndësishëm.