Një episod jo i këndshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë. Besimtarët gjatë dëgjesave në kuadër të ritualeve ditore kanë pasur një konfrontim me Myftiun e Tiranës Lauren Luli. Besimtarët i kanë ndërprerë fjalën myftiut dhe ambienti ka degraduar në kakofoni, ku siç shihet nga pamjet që hoxha i xhamisë, ligjëruesi, Ahmed Kalaja është futur që t’i qetësojë.
Besimtarët i bëjnë thirrje myftiut të largohet, duke kundërshtuar qëndrimin e tij në pozicionin që mban. Ata drejtohen, se sipas tyre ai e ka pushtuar vendin e myftiut.
Më tej dëgjohen dhe thirrje: Nuk të duam, largohu gylenist, largohu terrorist.
Kujtojmë se ditën e sotme, ndërsa ka ndodhur kjo përplasje, përkon dhe me vizitën e Ramës në Turqi për një takim zyrtarë me Erdogan, ku midis të tjerash Presidenti turk i ka kërkuar Kryeministrit shqiptar të largojnë mbetjet gyleniste nga Shqipëria.