Alba Casillas është e famshme për dy arsye në Spanjë. Për pjesëmarrjen e saj në ‘reality show’ në televizionin spanjol, por kryesisht për marrëdhënien me Iker Casillas, portierin legjendar të Real Madridit dhe të kombëtares spanjole.
Alba Casillas është kushërira e portierit, ndonëse siç e ka pranuar edhe vetë, ata nuk kanë lidhje të veçanta. Gjithsesi 30-vjeçarja ka një vend të përhershëm në emisionet e thashethemeve në Spanjë dhe ka armiq fanatikë në rrjetet sociale.
Përdoruesit e kritikojnë për operacionet e shumta plastike që ka bërë dhe gjithashtu për ndryshimin e partnerëve si ‘këmisha’. Alba Casillas nuk i duroi dot kritikat negative dhe keqdashëse dhe shpërtheu duke folur për marrëdhëniet dhe jetën e saj të dashurisë.
“Marrëdhënia, marrëdhënia, marrëdhënia, marrëdhënia, e vërteta është se unë nuk e quaj një lidhje që zgjat një vit, megjithëse njerëzit mendojnë se unë kam pasur lidhje me gjysmën e lojtarëve të Real Madridit. Për mua një futbollist të trajton njësoj si një top.
Po, mund të kisha bërë një mijë gjëra me gjithë këta njerëz, por ata, me gjithë respektin e duhur, janë njerëz që të trajtojnë sikur të jesh një biftek. Një copë mish. Zemër, unë nuk jam biftek, unë jam një ‘Joselito’ (markë proshutë). E bëjnë vetëm për t’ua thënë më vonë miqve se kam shkuar me atë”,- ishin fjalët e influencueses.
Alba i pëlqen tatuazhet, qentë dhe lakuriqësinë dhe po i afrohet 500 mijë ndjekësve në Instagram.