Kim Jong-Un dhe paraardhësit e tij kanë arritur ta kthejnë vendin aziatik në një nga regjimet më mizore dhe më të mbyllura në planet, nëse jo më mizorët. Fotografi, Eric Lafforgue, arriti të udhëtonte në Korenë e Veriut gjithsej gjashtë herë. Pas të gjashtës, atij iu ndalua vizita në vend pasi arriti të bënte foto nga Koreja e Veriut dhe t’i publikonte. Ai dhe faqja e internetit Bored Panda publikuan fotot mahnitëse, të cilat tregojnë jetën e përditshme në Korenë e Veriut dhe të gjitha kufizimet.
“Nuk më linin të fotografoja çdo uniformë. Por kam arritur të qëlloj mjaft. Sa herë që më lejohej të shkoja diku, në një zonë të re, e fotografoja”, komentoi Eriku.
Në vitin 2012, pas vizitës së tij të gjashtë në Korenë e Veriut, u publikuan disa fotografi që ai kishte bërë. Zyrtarët e Koresë së Veriut e kontaktuan atë, duke i kërkuar që t’i fshinte ato menjëherë. Eriku refuzoi dhe sigurisht nuk udhëtoi më në vend, pasi iu refuzua hyrja.