Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga punimet në kantierin e Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura që do të realizohet sipas modelit amerikan “West Point”.

Rama shkruan se një kampus i tillë do të sigurojë mjediset dhe infrasktrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve në fusha të ndryshme ushtarake.

“Kantieri i Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modelit West Point që njihet për standardet e larta akademike, që do të sigurojë mjediset dhe infrastrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve mbi fusha të ndryshme të shkencave ushtarake”- shkruan Rama.