Një model e ish-futbollist 28 vjeçar në Itali është burgosur sot përjetë për përndjekjen dhe vrasjen e ish-të dashurës 56 vjeçare, në ngjarjen që shokoi opinionin vendas. 28 vjeçari Padovani, ish-mbrojtës i skuadrës së Sancataldese, mori sot dënimin për vrasjen brutale të ish-të dashurës modele Alessandra Matteuzzi, jashtë shtëpisë së saj në gusht 2022.
Alessandra i kishte telefonuar motrës Stefania, e cila kishte dëgjuar ulërimat e dhunës së Padovani, që e rrahu për vdekje me grushte dhe mjete të forta, që i mori në shtëpinë e saj në Bologna, në veri të Italisë.
Ai e kishte pritur para shtëpisë derisa nisi sulmin e tij teksa motra e të ndjerës Stefania dëgjoi gjithçka në telefon.
Ajo ka thënë më parë në një intervistë: “Sapo doli nga makina nisi të ulëriste: ‘Mos Giovanni, të lutem, ndihmë.’”
“Unë isha në telefon dhe njoftova policinë, të cilët erdhën shpejt”, shtonte e motra për ngjarjen.
Megjithëse Alessandra i mbijetoi fillimisht sulmit, ajo vdiq më vonë në spital nga plagët.
Dyshja kishin qenë bashkë për afro një vit, por sipas mediave vendase nuk kalonin shumë kohë bashkë pasi Alessandra jetonte në Bologna, kurse Padovani punonte në Siçili në jug.
Stefania thotë se ata kishin pasur një konflikt në janar 2022 ku ai kishte thyer objekte në shtëpinë e të ndjerës.
Pas ndarjes Padovani dërgonte shumë mesazhe dhe telefonata, aq sa gruaja e raportoi në polici për përndjekje.
Por kjo nuk e ndaloi burrin e fiksuar për të cilin fqinjët thonë se kishte ardhur në shtëpi dhe kishte tentuar t’i sabotonte makinën apo ishte përpjekur të ngjitej në ballkonin e saj.
Një rezident tha: “Ajo kishte frikë prej tij se ishte shumë këmbëngulës dhe ajo e lejonte të vinte në shtëpi”.
Gjykatësi i Bologna, Domenico Pasquariello, tha se sjellja e tij përndjekëse dhe predatore tregonin për një sulm të paramenduar, me faktorë përkeqësues.
Vrasësi tha se nuk ishte në gjendje të kthjellët në kohën e krimit të rëndë dhe se tashmë e kupton se “vrasja që ka bërë është barrë më e rëndë se burgu”.
Në kohën e vrasjes ngjarja solli zemërim të gjerë në Itali prej mungesës së sistemit të mbrojtjes së grave nga abuzuesit.
Prokurori Giuseppe Amato mohonte akuzat e neglizhencës nga autoritetet duke thënë se ankesa e bërë nga Alessandra më 1 gusht 2022, u pezullua pasi “dëshmitarët ishin me pushime”.
Ai shtoi se asokohe denoncimi për ngacmim nga Alessandra “nuk tregonte rrezik dhune ekstreme”./DailyMail/