Bota surreale e filmit “Poor Things” të Yorgos Lanthimos u krijua nga çdo anëtar i kastit dhe ekipit të talentuar, por kostumet luajtën një rol tepër të rëndësishëm. Në vështrimin ekskluziv të ET në publikimin e ardhshëm dixhital të filmit, ylli Emma Stone dhe stilistja Holly Waddington reflektojnë sesi veshjet në film zbulojnë diçka për secilin personazh, veçanërisht Bella Baxter e Stone, një grua që rikthehet në jetë me trurin e një fëmije dhe duhet të përshatet me vendin e saj në shoqërinë viktoriane.

“Unë isha mjaft e magjepsur nga kjo mospërputhje midis kostumeve të kësaj periudhe dhe si do t’i vishje ato rroba kaq elegante nëse do të ishe në të vërtetë një fëmijë. Më dukej shumë magjepsëse.” shpjegoi Waddington.

Në film, Bella është shpesh zbathur, që ishte gjithashtu një zgjedhje simbolike sipas stilistes.

“Ashtu si shumë fëmijë të vegjël, ajo mund të ketë qenë e veshur në mëngjes… por e ka humbur pjesën më të madhe deri në drekë,” tha ajo duke qeshur.

Për Lanthimos, naiviteti i Bella-s e lejoi atë të ishte një kanavacë boshe për të dhe për pjesën tjetër të ekuipazhit të ‘Poor Things’ si dhe shikuesit e filmit për të pikturuar idetë e tyre.

“Ajo është kaq unike,” mendoi ai. “Kjo të jep lirinë për të menduar jashtë kutisë… Në thelb, ne jemi të lirë ta përjetojmë filmin përmes statusit tonë bashkëkohor.”

Stone është nominuar në një Oscar për ‘Aktoren më të mirë’ për rolin e saj në film pasi ka fituar tashmë çmime ekuivalente në BAFTA-t e këtij viti, Critics Choice Awards dhe Golden Globes.

“Gjithçka simbolizon diçka,” tha aktorja për veshjen e saj në ekran, disa prej të cilave ishin stiluar qëllimisht për t’u dukur si “zorrë njeriu”.

Kostumet për burrat në film ishin gjithashtu të një rëndësie të madhe.

“Burrat ishin shumë si pallua në epokën viktoriane, luksoz dhe të egër.” shpjegoi Mark Ruffalo, i cili luan rolin e shthurur të Bella-s, Duncan Wedderburn. “Ne e çuam atë në ekstrem.”

Jerrod Carmichael luan Harry Astley, një zotëri që e prezanton Bella-n me filozofinë dhe ndihmon në evolucionin e saj dhe ai gjithashtu u impresionua me kostumet që duhej të vishte në filmin e nominuar për Oscar.

“Pikërisht, sot mund të ecja në Avenue 5 dhe të dukesha mirë”, ndau aktori dhe komediani duke qeshur.

Poor Things do të publikohet më 27 shkurt dhe në Blu-ray dhe DVD më 12 mars.