Gjykata e Posaçme vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Pas përfundimit të seancës avokati i Berishës, Genci Gjokutaj deklaroi për mediat se pala e ish-kryeministrit do të vazhdojë betejën ligjore duke ankimuar këtë vendim.

Që më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare.

Prej 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, nën hetim për aferën “Partizani”.