Një grabitje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kavajë.
Mësohet se një person me armë zjarri të llojit kallashnikov, ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit dhe grabitur një sasi të konsiderueshme parash.
Deri më tani ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Sipas informacioneve, nuk ka persona të lënduar.