Cristiano Ronaldo mbushi 39 vjeç këtë të hënë, më 5 shkurt. Portugezi vazhdon të tregojë se i kanë mbetur edhe disa vite në botën e futbollit me paraqitjen e tij në Al-Nassr dhe me kombëtaren portugeze, me të cilën dëshiron të luajë në Botërorin 2026, që do të zhvillohet në Meksikë, SHBA dhe Kanada. Vetëm dy vite para Botërorit, ylli portugez do të arrinte turneun më të lartë të futbollit, në moshën 41-vjeçare.

Ditën e djeshme, futbollisti i Funchal ka marrë urime nga familjarët, si motrat Katia dhe Emma dhe nëna e tij Dolores Aveiro. Mirëpo, lajmi ishte se Georgina Rodríguez nuk u shpreh në rrjetet sociale, pavarësisht se ishte një nga më aktivet në llogarinë e saj personale në Instagram, përveçse spanjolja është edhe me më shumë ndjekës.