Kevin Agolli, vëllai i Ilnisës ka qenë i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën tek E Diell.
Ai ka folur në lidhje me lojën e Ilnisës brenda Big Brother VIP, ku shprehet se nuk është aspak i habitur, sepse e njeh të motrën dhe se veprimet e saj marrin vëmendje të jashtëzakonshme brenda një kohe të shkurtër. Përsa i përket debatit të Rikes me Ilnisën në Primen e së shtunës, ku Ilnisa i thotë se “ka kërcyer me të gjithë rruzullin tokësor”, Kevin mbështet të opinionin e së motrës dhe thotë se edhe ai mendon që Rikja e ka qejf kërcimin. Ndërsa i pyetur nëse do e kishte motër Riken, a do mendonte njësoj, ai shprehet se do e njihte motrën e tij se si është dhe do e kishte përtypur atë deklaratë.
Kevin Agolli: Fati e do që ne të flasim sot për BBV sepse Ilnisa ka bërë gjullurdinë aty brenda.
Ronaldo Sharka: Si e shikon ti lojën e Ilnisës brenda shtëpisë së BBV dhe si po e përjetoni këtë eksperiencë, është e vështirë për familjarët?
Kevin Agolli: Nga ana ime nuk jam aspak i surprizuar nga gjithë vëmendja që Ilnisa ka marrë, sepse kush e njeh Ilnisën ajo me shumë pak veprime të saja, është në gjendje që të marrë jashtëzakonisht shumë vëmendje dhe e gjitha kjo në një kohë kaq të shkurtër, për mua është mëse normale e asaj. Ajo ka një 80% që ende nuk e ka shprehur por që me siguri në rrugëtimin e gjatë…
Ronaldo Sharka: Vërshimi pafund i komenteve në rrjetet sociale për paragjykimet që i bëhen Ilnisës aty brenda në lidhje me raportin që ka me Meritonin. I ke lexuar dhe si po i përjeton?
Kevin Agolli: I kam parë atëherë kur më bie t’i shoh, nuk është se kam ndonjë përjetim, nga çfarë kam vënë re, shumica e atyre adresave që komentojnë, janë falso, njerëzit nuk kanë guxim që të komentojnë me emrin e tyre dhe pjesa tjetër që kam vënë re, është që janë femra. Mua më duket një qasje tërësisht hipokrite. Që femrat sulmojnë një femër, ndërkohë të martën iu bë një gjyq publik për shkak të një babtute që edhe keqinterpretohet, ose është në vari të… E etiketuan Ilnisën dhe në mënyrë fatkeqe edhe nuk i lanë hapësirë të shprehej. Rika me sa kam vënë re, ka qejf të kërcejë.
Ronaldo: E mendon dhe ti këtë?
Kevin Agolli: Jo, ishte thjesht çështje batute, kërcimi. Njerëzit nuk kanë pse të keqinterpretohen, të marrin konotacionin e keq të gjësë.
Ronaldo Sharka: Nëse do e kishe motër Riken, si do e interpretoje?
Kevin Agolli: Është pozitë e vështirë, por duke njohur motrën time që do ishte Rikja, unë do e përtypja edhe do qeshja.