Skena kaotike shpërthyen në rrethrrotullimin Nabulki në veri të Gazës pasi u qëlluan me armë mbi një turmë që priste të merrte ndihma humanitare, duke vrarë të paktën 104 njerëz dhe duke plagosur 760. Gjithashu ministria e shëndetësisë e Hamasit vuri në dukje Izraelin, të cilin ai e akuzoi për masakër. Në të kundërt, Izraeli pohon se nuk ka raportime për bombardime në vend, duke pretenduar se dhjetëra njerëz u plagosën ndërsa u shtynë dhe shkelën duke u përpjekur të merrnin ndihmë humanitare.

Tel Avivi këmbëngul se ushtarët qëlluan në ajër dhe në tokë për të thyer turmën që po shkonte drejt tyre. Al Jazeera Arabic shfaqi pamjet video që tregonin se çfarë ndodhi kur ushtria izraelite hapi zjarr gjatë shpërndarjes së ndihmave. Në këtë dëgjohen të shtëna si dhe zërat e personave që ndodheshin në vendngjarje. Në të njëjtën kohë, videot e postuara në mediat sociale tregojnë se viktimat ngarkohen në kamionë bosh me ndihmë.

Ministria e shëndetësisë e Hamasit pretendon se të paktën 104 palestinezë u vranë teksa prisnin ndihmën humanitare. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Kudra e përshkroi incidentin, i cili ndodhi pranë qytetit të Gazës, si një masakër. Hamasi në të njëjtën kohë fajëson ushtrinë izraelite, pasi mediat palestineze raportuan se sipas burimeve mjekësore, trupat izraelite hapën zjarr.