Islam Dudaev ka rrëmbyer medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Mundjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.
Në peshën deri në 65 kilogramë, Dudaev mposhti rusin Gadzhimurad Rashidov dhe me flamurin kuqezi mbi shpinë siguron medaljen e parë të artë në këtë event për tanët.
Dje, Dudaev bëri katër fitore dhe siguroi finalen e sotme, të fituar pastër.
Shqipëria ka mundësinë nesër që të përsërisë këtë sukses me një tjetër medalje, kur në finale do të jetë Zelimkhan Abakarov