Pas përfundimit të protestës së opozitës para kryeministrisë, dy persona mësohet se janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se hodhën molotov drejt institucionit të qeverisë.

Po ashtu gjatë protestës së opozitës disa të rinj thyen barrierat metalike të vendosura përpara kryeministrisë.

Ndërkohë Policia e Shtetit dhe hetues kanë shkuar para kryeministrisë ku mblodhën provat që lanë protestuesit.

Protesta e opozitës nisi rreth orës 17:30 dhe zgjati deri rreth orës 20:00.