Grimieri i njohur Dario Doka ka shpërthyer ashpër ndaj sjelljes së Meritonit sipas tij “arrogante në shtëpinë e BBV3”.

Përmes disa postimeve në Instagram, Dario Doka e ka akuzuar për diçka që ka ndodhur në të shkuarën mes tyre.

Dario ka zbuluar se ne të kaluarën Meritoni i ka shkruar mesazh, ku i ka kërkuar që të kalonte një natë 4-she me të në hotel por pasi grimieri nuk ka pranuar, moderatori i ka futur bllok.

“Shpifsirë, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”, shkruan ndër të tjera Dario në Instagram.