Cila shenjë, shkon me kë? Kujt t’i besoni zemrën dhe cilës duhet t’i druheni në një lidhje dashurore.

Dashi

Një lidhje pasionante mes shenjash zjarri. Janë konkurrues, por edhe socialë, sepse për ta është e rëndësishme të lidhin interesat dhe vlerat e tyre. Demi: Një lidhje frustruese. Energjitë e tyre janë të ndryshme për të shkuar në një ritëm. Mes tyre ka romancë dhe pasion, ç’ka mund t’i mbajë të lidhur me njëri-tjetrin. Binjakët: Janë mes sfidash. Dashi është njeri aksioni, ndërsa Binjakët mendimtarë. Ata kanë nevojë për dashuri reciproke, ndryshe distancat mes tyre do të zgjaten. Gaforrja:sunduar nga Hëna, Gaforret mund të jenë shumë të ndjeshme për Bricjapin, duke i marrë komentet dhe veprimet e tyre shumë seriozisht. Luani: Si shenja zjarri, janë në sinkron, mirëkuptohen mes tyre dhe kanë inteligjencën si kod komunikimi. Lidhja mes tyre është ideale. Virgjëresha: Ky mund të jetë një bashkim i vështirë. Janë dy shenja që nuk kanë simpati mes tyre, ndaj nuk këshillohet një raport. Peshorja: Ka një mungesë harmonie të dukshme mes tyre, aq sa edhe dhuratat më të bukura nuk mund të bashkojnë Dashin me Peshoren. Akrepi: Pasioni që i lidh ata ka shumë mundësi të krijojë një dashuri të ndërsjellë mes tyre. Gjithsesi, nuk ka vend për sekrete, mund ta provoni. Shigjetari: Këto dy shenja zjarri në dashuri janë si magnet. Kur fillojnë e flasin, ata e kuptojnë se janë në qiellin e shtatë. Bricjapi: Bricjapi dashuron emocionet dhe bashkë me Dashin janë të aftë të rrëzojnë malet, veç për të arritur qëllimin. Ujori: Ky është një takim dashurie, i përsosur për t’u martuar. Asnjëherë mos dyshoni tek një lidhje dashurie mes tyre, sepse janë ideale. Peshqit: Dashi mund të jetë shumë i nxituar, por Peshqit janë ndjeshëm. Do të krijoni një lidhje interesante, por që në fund do t’ju bëjë me dhimbje zemre.

Binjakët

Dashi: Ka shumë sfida mes Dashit dhe Binjakëve. Ata të dy kanë nevojë për dashuri, ndaj kjo është mënyra e vetme për të fshirë të gjitha barrierat mes tyre, ç’ka forcon raportet. Demi: Shumë rallë ata mund të tërheqin fort njëri-tjetrin, por nëse kjo ndodh, ka shumë shance që të jetë një histori e bukur dashurie, plot emocione dhe të papritura. Binjakët: Ata mund të jetojnë mes tyre të lumtur e të gëzuar përjetësisht, sepse kanë të njëjtat interesa dhe janë tejet gazmorë. Gaforrja: Në përgjithësi ndajnë të njëjtat vlera, e sidomos pasionin për jetën dhe mirëqënien, ndaj kanë nevojë të përshtaten së bashku. Luani: Si rregull i përgjithshëm, Binjakët preferojnë të jenë në prapaskenë, ndërsa Luanët duan arenën. Një papajtueshmëri e cila nuk ka të ardhme. Virgjëresha: Ka një lidhje të fortë mes tyre, sepse ata udhëhiqen nga dija dhe intelekti. Binjakët duan lirinë, Virgjëresha karrierën. Peshorja: Nuk mund të gjendet mirëkuptimi mes dy shenjave të ajrit, por kjo nuk do të thotë që nëse e provojnë, mund të gjëjnë harmoninë. Akrepi: Ky mund të jetë një bashkim i vështirë. Binjakët janë natyrë misterioze, dhe Akrepi i urren sekretet. Nëse besimi mes tyre është thyer, ajo do të jetë e vështirë të ndreqet. Shigjetari: Edhe pse duket sikur nuk ka asnjë të përbashkët mes tyre, ajo që ka rëndësi mes dy shenjave është respektimi i hapësirës personale. Bricjapi: Binjakët janë drithërues dhe plot energji, ndërsa Bricjapi plot energji, shoqëruar me një aureolë misteri. Ujori: Të dyja shenjat e ajrit mund të ecin paralelisht shumë mirë në një lidhje të fortë dashurie. Peshqit: Nuk do ta besonit, por mes këtyre shenjave ka një pajtueshmëri të dukshme intelektuale, por kur vjen puna tek ndjenjat gjithnjë ka nevojë për një kompromis.

Gaforrja

Dashi: Nën pushtetin e hënës, Gaforrja e sheh me ndjeshmëri Dashin, aq sa i sheh me seriozitet vendimet që merr. Është nga ata që sheh të dy anët e medaljes. Demi: Pak nga pak ata arrijnë të tregojnë më shumë për veten, duke ndërtuar një lidhje të thellë dashurie. Binjakët: Ata i bashkojnë shumë vlera, duke e filluar nga një miqësi të fortë, e cila pak nga pak tejkalon kufijtë. Gaforrja: Dy gaforre janë të kujdesshëm në zgjedhjet e tyre, ndaj përpiqen të ndërtojnë ndjenjat sa më afatgjatë, drejt një marrëdhënie të palëkundur. Luani: Kjo përballje nuk realizohet pa kompromis. Luani është lideri, por Gaforrja e thotë gjithmonë fjalën e fundit. Një dashuri e sinqertë, që kalon çdo sfidë. Virgjëresha: Një raport që ka dashuri dhe tërheqje, ndaj është një marrëdhënie e sigurt. Të dy ndajnë vlera të forta, edhe pse nuk marrin me lehtësi përgjegjësitë e tyre. Peshorja: Që të dy kanë një dashuri për kulturën dhe të bukurën, por kur dy botët e tyre takohen, jo doemos punojnë njësoj. Akrepi: Dy shenja uji që flasin të njëjtën gjuhë. Dashuri, pasion dhe stil jetese. Një lidhje e thellë që karakterizohet nga përkushtimi e kujdesi reciprok. Shigjetari: Nuk mund të ketë dallime mes tyre. Kur gaforrja lëndohet, të njëjtën dhimbje përjeton dhe Shigjetari. Kjo ndjenjë bazohet në miqësinë e fortë. Bricjapi: Shenja të kundërta, por që takohen shpesh. Respektojnë me mirëkuptim njëri-tjetrin, ndaj një histori dashurie mes tyre shihet me optimizëm. Ujori: Gaforrja ndjen me zemër, Ujori me kokë. Asgjë nuk është e pamundur mes tyre, duke krijuar bindjen se flaka mund të ndizet në çdo çast. Peshqit: Janë shenja uji, ndaj mes tyre ekziston një lidhje natyrale dhe e bukur shpirtërore. Një dashuri shpirtërore që zgjat gjithë jetën.

Luani

Dashi: Si shenja zjarri, ato sinkronizohen qartë, ndajnë të njëjtën botë dhe e kuptojnë atë sipas mënyrës së tyre. Në horizont një dashuri e fortë. Demi: Në përgjithësi nuk u pëlqejnë aventurat e shkurtra, kërkojnë shokun e jetës, por edhe mund të nxitohen në një lidhje. Binjakët: Ata duan lojë të vazhdueshme, nuk u pëlqen të kenë një lidhje ku ekzistojnë vazhdimisht grindja, problemet dhe mosmarrëveshjet. Gaforrja: Ecuria e lidhjes tënde me Luanin varet nga gjendja shpirtërore ku ndodhet ai në periudhën e njohjes suaj. Luani: Megjithëse duket i prapë dhe i paqëndrueshëm në jetën dashurore shfaqet erotik dhe entuziast. Nëse bie në dashuri, kërkon diçka afatgjatë. Virgjëresha: Ka gjasa të jetë një përballje e vështirë. Luani do të marrë kontrollin, ndërsa Virgjëresha nuk merr urdhra nga askush. Mbi çdo gjë, vlerësojnë inteligjencën. Peshorja: Ky duet dinamik di të shkëlqejë gjithmonë. Ata kujdesen për njëri-tjetrin dhe mund të kalojnë një kohë të gjatë bashkë. Akrepi: Shenja të forta dhe plot pasion; ato garantojnë në një lidhje një eksperiencë të fuqishme dhe të paharruar. Shigjetari: Të dy shenja zjarri, që e kuptojnë njëri-tjetrin. Një partneritet i mrekullueshëm. Pasionantë, por dhe konkurrues. Bricjapi: Nëse qëllimet e tyre janë të theksuara, ato mund të dashurohen çmendurisht, përndryshe nuk ka asnjë mundësi të jenë bashkë, qoftë edhe për disa çaste. Ujori: Në fakt ata janë të mahnitshëm nëse krijojnë një lidhje mes tyre, duke treguar pikësëpari përkushtim, ndaj konsiderohet një histori plot emocione. Peshqit: Vetëm pas tremujorit të parë të lidhjes suaj, nuk do të keni asnjë arsye të dyshoni tek Luani, e nëse e ka marrë lidhjen seriozisht, gjithçka që ju pret do të jetë një aventurë e bukur.